Berisha i kërkoi debat publik, Rama i jep përgjigje: Me kë? Unë debat publik e politik kam vite që e bëj!
Këtë të martë, kryeministri Edi Rama ka vijuar komunikimin me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, duke iu përgjigjur pyetjeve që vinin prej tyre.
Një prej pyetjeve ishte se përse nuk bën një debat publik me opozitën, teksa kujtojmë se pak ditë më parë Sali Berisha deklaroi se kërkon një debat publik me Ramën.
Kreu i qeverisë tha se nuk ka me cilën opozitë të bëjë debat publik.
“Me cilën opozitë do bëj debat publik? Me kë? Për cilën opozitë? Nuk e kuptoj këtë, unë debat publik e politik kam vite që e bëj”, tha Rama.
Fraksion.com