AktualitetPolitikëTë fundit

Strasburg, Berisha premton para PPE: Tolerancë zero ndaj krimit, kjo është e vetmja rrugë për të shpëtuar vendin tim

Sali Berisha deklaroi sot në mbledhjen e grupit të PPE në Strasburg se nëse vjen në pushtet PD, toleranca do të jetë zero ndaj krimit.

“Tolerancë zero ndaj krimit. Kjo është e vetmja rrugë për të shpëtuar vendin time. Zonja dhe zotërinj, euro në Shqipëri është narko-euro. Euro është zhvlerësuar 35 përqind në krahasim me lekun tonë. Eksportet po vdesin nga viti në vit. Ato ranë 32 përqind.

Mijëra shqiptarë humbën punën. 1 milion e 99 mijë shqiptarë u arratisën në zonën Shengen për shkak të varfërisë dhe humbjes së vendeve të punës. Zero tolerancë ndaj këtyre bosëve të krimit.

Sepse çfarë tregojnë këto 1 milion faqe? Tregojnë lidhje të tmerrshme mes krimit dhe politikës. Kemi ministra që u thonë vrasësve që unë do bëj këtë, ju duhet ta bëni këtë për votat. Ju do keni këtë, unë do bëj atë. Pazar i hapur.

Këto transkripte duhet të shohin dritën e publikut. Duhet të jetë shumë ndihmuese edhe për vendet evropiane, përndryshe Shqipëria do të jetë një eksportuese e madhe e kriminalitetit në mbarë Europën dhe botën”, tha ai.

 

Fraksion.com