AktualitetTë fundit

Skandali me pulën me salmonelë, shkarkohet drejtori i AKU Tiranë, Fatjon Pasholli

Drejtori i AKU Tiranë, Fatjon Pasholli, është shkarkuar nga detyra, dhe në vend të tij është komanduar Alketa Hoxha, e cila ka pasur postin e drejtores juridike në AKU.

Ky ndryshim vjen pas disa skandaleve të fundit që kanë ngritur shqetësime për sigurinë ushqimore, përfshirë rastin e filetove të pulës me salmonelë dhe luleshtrydheve të kontaminuara me pesticide.

Edhe pse AKU nuk mundi ta parandalojë futjen në treg të mishit me salmonelë, kjo çështje tashmë i ka kaluar  për hetim Prokurorisë së Tiranës.

Fraksion.com