AktualitetPolitikëTë fundit

Kryeministri Rama në Izrael: Myslimanët u bënë mburoja më e fortë e hebrenjve

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbajtur një fjalim emocionues në Izrael pas marrjes së Medaljes Presidenciale të Nderit të shtetit izraelit. Në fjalën e tij, Rama theksoi rëndësinë e mbrojtjes që populli shqiptar u ofroi hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke e quajtur popullin shqiptar një mburojë të fortë për hebrenjtë, veçanërisht myslimanët që ofruan mbështetje të jashtëzakonshme. Ai theksoi angazhimin e Shqipërisë për të luftuar antisemitizmin dhe për të ruajtur kujtesën e Holokaustit, duke shtuar se në kurrikulat shkollore është futur mësimi i Holokaustit, një nga krimet më të tmerrshme të historisë.

Edi Rama: Populli shqiptar mbrojti hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Shqiptarët nuk dorëzuan asnjëherë hebrenjtë. Myslimanët u bënë mburoja më e fortë e hebrenjve. Ne duhet të ngremë zërin kundër antisemitizmit, kemi futur në kurrikula mësimin e Holokaustit, një nga krimet më të tmerrshme në histori. Ne po ndërtojmë dy qendra kulturore hebreje në vend. Siç bënë gjyshërit tanë, ne vijojmë frymën e bashkëpunimit. Shqipëria, në konfliktin e sotëm ka qenë mbështetëse e zgjidhjes me dy shtete. Hamasi janë nazistët e shekullit të ri dhe historia na ka mësuar se me nazistët nuk ka paqe e kompromis.
Fraksion.com