AktualitetPolitikëTë fundit

Kryemadhi kërkesë për heqjen e masës “detyrim paraqitje”, GJKKO e rrëzon

Sot, Gjykata e Posaçme shqyrtoi një kërkesë të paraqitur nga Monika Kryemadhi,  me objekt “Revokim i masës së sigurimit”.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar  ka vendosur “Mospranimin e kërkesës së kërkueses Monika Kryemadhi”.

 

NJOFTIM NGA GJJKO PËR MEDIAT

  1. Kërkuesi Monika Kryemadhi me datë 02.04.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Revokim i masës së sigurimit”.
  2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në nenet 112, 260 dhe 246/6 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 195, datë 07.04.2025, vendosi:
  3. Mospranimin e kërkesës së kërkueses Monika Kryemadhi.
  4. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brënda 5 (pesë) ditëve, afat i cili fillon nga dita e njoftimit të vendimit të gjykatës.

Tiranë, më datë 07.04.2025

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

 

Fraksion.com