Atje, pranvera ende nuk ka marrë pushtet. Në këtë fillim prilli bora ka mbuluar gjithçka, duke krijuar një peizazh të mrekullueshëm që të kujton kulmin e dimrit. Temperaturat zbritën nën zero, dhe ajri është i ftohtë. Por aty në mes të bukurisë së bardhë dhe temperaturës së ulët njerëzit vazhdojnë të punojnë. Vazhdon të punojë Fabrika e birrës “Korça”, e cila prodhon birrën “Korça” simbol i shumë brezave, që pëlqehet në çdo stinë edhe kur bora shton një tjetër magji për qytetin.

Korça e bukur, ndryshe nga Tirana, ka një klimë që shpesh sfidon ata që jetojnë e punojnë aty. Në Korçë, çdo hap në borë kërkon më shumë energji dhe përpjekje, duke i shtuar një tjetër dimension jetës së përditshme, që e bën atë më të vështirë, por gjithmonë të bukur në mënyrën e vet.

Kjo është Shqipëria, në një vend pranvera sjell ngrohtësi e dritë, ndërsa një tjetër përjeton ende dimrin e ftohtë, por gjithmonë të bukur./BW