AktualitetPolitikëTë fundit

“Luli e ka frikë bufin”, Rama takim me shtabin e njësisë 14 në Tiranë: Ka ndonjë deputet këtu?

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me shtabin elektoral të Partisë Socialiste, në njësinë 14, në Tiranë.

Gjatë takimit, kreu i qeverisë u shpreh se Lulzim Basha e ka frikë kryetarin e PD-së, Sali Berishën, duke thënë “Luli e ka frikë bufin”.

Rama: Këneta si është këtu? Si është në krahasim me herën e kaluar?

Qytetari: Është më rëndë

Rama: Më rëndë!?

Kjo çështja e parkimeve është problem. Do ta heqim taksën e ndërtimit të parkimit. Nëse heqim taksën e parkimit, nuk do ketë kosto ekstra dhe do jenë të nxitur të bëjnë më shumë parkime. Besoj se do ta zgjidhim bukur këtë punën e parkimeve. Parkimet do jenë gjithmonë e më shumë fitimprurëse.

Ky Luli ka ndonjë deputet këtu? Duhet të ketë ndonjë, apo ka ndonjë që nuk e njihni. Më bën përshtypje që e ka shumë frikë bufin. Jo ‘doktori, jo shoku’. Thotë ndonjë ‘O Rama ti më bufin’, ma lë mua. E ka frikë bufin.

 

Fraksion.com