AktualitetTë fundit

Kthehet dimri në veri të vendit. Reshje dëbore në disa zona të Pukës dhe Kukësit

Disa nga zonat verilindore të vendit janë përfshirë nga reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta gjatë ditës së sotme.

Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, reshje dëbore ka pasur në akset Bogë-Theth, Pukë-Fushë Arrëz, Kukës-Ura Zapodit dhe në Qafë Mali.

Mjetet borëpastruese po punojnë për pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës, për të patur qarkullim pa probleme të automjeteve.

Drejtuesit e tyre rekomandohet të kenë kujdes për shkak të lagështisë në rrugë, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore.

Fraksion.com
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com