AktualitetTë fundit

Kishte armë zjarri, municion luftarak dhe emblema policie, prangoset 41-vjeçari në Tiranë

Një 41-vjeçar në Tiranë ka rënë në prangat e policisë, pasi është kapur me armë zjarri, municion luftarak si dhe disa emblema policie.

Sipas asaj që bëjnë të ditur uniformat blu, gjatë operacionit në Rrugën e Dibrës, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtuesin S. A. ku gjatë kontrollit të automjetit, iu gjet e iu sekuestrua një armë e ftohtë(thikë).

Ndërkohë më tej gjatë kontrollit në banesën e këtij perosni, shërbimet e Policisë, i gjetën e sekuestruan 2 armë zjarri(pistoletë dhe pushkë), 1 armë sportive, 1 armë e ftohtë, municion luftarak dhe emblema policie.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

“Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni policor “The Holder”. Sekuestrohen 2 armë zjarri(pistoletë dhe pushkë), 1 armë sportive, 1 armë e ftohtë, municion luftarak dhe emblema policie, vihet në pranga poseduesi. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në kuadër të veprimeve për goditjen e veprimtarive të paligjshme në të gjitha fushat e shfaqjes së saj, bazuar në inteligjencën policore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor “ The Holder” si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi S. A., 41 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë operacionit, në Rrugën e Dibrës, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin S. A. Gjatë kontrollit të automjetit, iu gjet e iu sekuestrua një armë e ftohtë(thikë). Më tej, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë, gjetën e sekuestruan 2 armë zjarri(pistoletë dhe pushkë), 1 armë sportive, 1 armë e ftohtë, municion luftarak dhe emblema policie”, njofton policia.

 

Fraksion.com