AktualitetPolitikëTë fundit

Berisha: Duhet të heqim ne të parët tarifat ndaj SHBA

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencën e Sindikatave të Bashkuara deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën tarifa për shkak të reciprocitetit.

“SHBA ka vendosur një sistem tarifash sepse të gjitha vendet e tjera kanë pasur tarifa ndaj saj. Kjo është e vërteta.

Duhet ta dini të vërtetën: të gjithë ata që ankohen sot, më parë kanë pasur tarifa kundër SHBA-së.

Shqipëria nuk do të vendosë asnjë tarifë për mallrat amerikane, dhe jam i bindur se edhe SHBA do të veprojë njësoj, sapo t’i heqim ne tarifat tona”, tha ai.

Sali Berisha bëhet i vetmi politikan europian, që mbron tarifat amerikane kundër Europës, dhe për më tepër kundër vendit të vet.

Fraksion.com