AktualitetTë fundit

Ambasada e SHBA: Mos i beso askujt që premton të ndihmojë të marrësh një vizë amerikane në këmbim të parave

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u bëri thirrje sot të gjithë qytetarëve që duan të aplikojnë për vizë për të udhëtuar drejt SHBA, të shmangin mashtrimet për plotësimin e aplikimit.

“Mos i beso askujt që premton të të ndihmojë të marrësh një vizë amerikane në këmbim të parave. Agjencitë e vizave kanë si qëllim kryesor të fitojnë para, jo të të japin këshilla të mira”, thuhet në një njoftim në rrjetet sociale të Ambasadës.

Ambasada informoi se nëse ata e plotësojnë aplikimin e qytetarit gabim, ose me informacion të rremë, do të jetë qytetari ai që do të jetë përgjegjës.

“Aplikimi yt do të refuzohet dhe çdo vizë e vlefshme mund të anulohet. Kurse paratë dhe shmang mashtrimet, Ne ofrojmë informacion falas se si të plotësosh vetë aplikimin tënd”, citohet njoftimi, teksa është ndarë edhe linku ku qytetari ndihmohet për të plotësuar aplikimin.

Fraksion.com