AktualitetTë fundit

Aksident i rëndë në Durrës, 16-vjeçari përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Fllakë të Durrësit.

Paraprakisht bëhet me dije se një 16-vjeçar teksa drejtonte një automjet tip Volkswagen në aksin rrugor Fllakë-Bisht Kamëz ka përplasur një këmbësor që deklarohet se ka humbur jetën në vendin e aksidentit.

Ndërkaq drejtuesi 16-vjeçar i mjetit nuk ka dëmtime shëndetësore.

 

Fraksion.com