AktualitetPolitikëTë fundit

Zgjedhjet e 11 majit, Rama: Skuadra e PS-së me balancën gjinore më progresive ndonjëherë

Kryeministri, Edi Rama njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, përsëriti sot apelin për të votuar PS-në në zgjedhjet e 11 majit për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian.

Rama ndau në rrjetet sociale simbolin e dorës, e zgjedhur nga Partia Socialiste për të treguar renditjen në vendin e pestë në listën e subjekteve politike që garojnë për zgjedhjet e 11 majit.

Kryeministri theksoi se skuadra kombëtare e PS-së është më e reja në fushën e 11 majit, dhe me balancën gjinore më progresive ndonjëherë.

“Voto 5 për Shqipërinë 2030 në BE, vetëm me mua dhe skuadrën kombëtare të PS, më e reja në fushën e 11 majit, e me balancën gjinore më progresive ndonjëherë, duke filluar nga listat e mbyllura”, shkruan Rama.

Fraksion.com