AktualitetPolitikëTë fundit

“Njerëzit punëtorë janë lënë në harresë”, Bardhi takime në Lushnjë: Plan konkret për bujqësinë

Kreu i grupit parlamentar në Partinë Demokratike Gazment Bardhi, njëherësh drejtues i PD për qarkun e Fierit ka zhvilluar sot dosa takim në Qerret të Vjetër në Lushnjë.

Bardhi tha se bujqësia është prioriteti numër 1 për PD-në.

“Me ekipin e PD në Qerret të Vjetër, bashkë me Sajmir Korreshin, Eduart Sharkën, dhe Gentian Çelën për të koordinuar punët dhe për të fituar zgjedhjet!”, shkruan Bardhi.

“Fokusi ynë kryesor në këtë pjesë të qarkut është bujqësia. Njerëzit punëtorë janë lënë në harresë prej 12 vitesh dhe tani duan t’i gënjejnë me karamele elektorale. Kush nuk ka bërë asgjë për 12 vjet, nuk mund ta bëjë për 12 javë”, nënvizoi Bardhi.

Bardhi theksoi se “PD ka një plan konkret për bujqësinë për të futur sa më shumë para në punë, për të rritur prodhimin, për të pasuruar njerëzit e zakonshëm”.

“Si e arrijmë ne këtë?  Subvencionojmë fermerin në bazë të prodhimit; Subvencionojmë naftën në kosto; Subvencionojmë normën e interesit deri në 80% për kreditë bankare në bujqësi”, shkruan Bardhi.

“Me qeverinë e PD pas 11 majit do të arrijmë që bujqësia të mos jetë thjesht një punë, por një mundësi për të ardhmen. Zgjedhjet nuk janë fjalë, por një mundësi për veprim! Voto nr. 1”, tha Bardhi.

 

Fraksion.com