“Çëfësht. Garipe në kolltuk pushteti “, Bylykbashi – Emirjana Sakos: Kishe kuak-kuakur… Preja e kupton vetëm kur mbyllen kthetrat
Drejtuesi politik i PD Oerd Bylykashi i është përgjigjur kryetares së Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako, pasi kjo e fundit kishte thënë se ai nuk merr dot as votat e lagjes ku është rritur.
Bylykbashi shprehet se kryetarja e Bashkisë Durrës Emirjana Sako ka kuak-kuakur sërish nga këneta e qelbur e bashkisë. “E ka gënjyer për diçka babloku: bufi i kënetës është gjuetar në majën e zinxhirit ushqimor. Përveç syve të mëdhenj, sqepit me majë dhe kthetrave të mprehtë, ka edhe një sekret të frikshëm. Nuk dëgjohet kur fluturon. Preja e kupton vetëm kur mbyllen kthetrat. Çëfësht. Deri atëherë, kuaket, piskat apo zvarritet e lëvrin në llumin e kënetës”, shkruan Bylykbashi.
Postimi i Oerd Bylykbashit:
Emirjana, drejtoresha e bashkisë kishte kuak-kuakur sërish sot nga këneta e qelbur e bashkisë ku lëvrin mes korrupsionit dhe krimit. Kishte venë edhe avatarin në video.
Patetizmi prej garipeje në kolltuk pushteti është modeli që i ofron durrsakëve.
Çfarë halli ka? Firma në kontratën e dërgimit të mbetjeve të Durrësit per më shume se 40 euro për ton tek inceneratori i Tiranës që nuk egziston? Apo Ecopark ku nga 19 milion euro të tenderuara, puna u krye me vetëm 6,5 milion dhe 12,5 milion euro u vodhën? Është në SPAK kallzimi, apo nuk e di? Apo e ka për firmat e aferave të rindërtimit. Ka plot afera të tjera që ka firmosur.
Çdo firmë e ka të gjatë parashkrimin e ndjekjes penale. Shumë të gjatë.
Në 2016, si nënkryetar i Komisionit të Reformës në Drejtësi, u kujdesa që SPAK, sado e deformuan socialistët që ta kontrollojnë, të gjuajë krijesa të kënetës së korrupsionit. Nuk ka si t’i shmanget asaj për të cilën është krijuar. Të pyesë Veliajn dhe Dakon se nëpër Durrës i ka. Qeshnin edhe ata me arrogancën e kolltukut atëherë. Mendonin se kishin bablokun.
E ka gënjyer për diçka babloku: bufi i kënetës është gjuetar në majën e zinxhirit ushqimor. Përveç syve të mëdhenj, sqepit me majë dhe kthetrave të mprehtë, ka edhe një sekret të frikshëm. Nuk dëgjohet kur fluturon. Preja e kupton vetëm kur mbyllen kthetrat. Çëfësht. Deri atëherë, kuaket, piskat apo zvarritet e lëvrin në llumin e kënetës.
Fraksion.com