Sulmohen koncesionarët e Tesla në Romë, ministria e Brendshme italiane rrit sigurinë pas djegies së 17 makinave elektrike
Ministria e Brendshme e Italisë ka shtuar sigurinë në konçesionaret e Tesla pasi 17 makina elektrike të prodhuara nga kompania e Elon Musk u shkatërruan në një zjarr në Romë.
Njësia anti-terror e policisë së shtetit të Italisë, Digos, po heton nëse zjarri në konçesionaret e Tesla në Torre Angela, një periferi në lindje të kryeqytetit, u ndez nga anarkistët.
Zjarrfikësit punuan për orë të tëra për të shuar flakët në orët e para të së hënës. Imazhet me dron treguan një varg mbetjesh të djegura të automjeteve në një zonë parkimi të përfaqësisë. Duke përdorur platformën e tij të mediave sociale, X, Musk e quajti atë si “terrorizëm”.
Ka 13 konçensionare të Tesla në Itali, të gjitha të menaxhuara nga kompania mëmë, shumica e tyre në Romë, por edhe në qytete të tjera, përfshirë Firencen dhe Milanon.
Një burim i Ministrisë së Brendshme tha se qarkorja kishte për qëllim “ngritjen e ndërgjegjësimit” të protestuesve të mundshëm kundër Teslës në mes të një vale globale vandalizmi në përgjigje të aktiviteteve politike të Musk në SHBA. Nëse është e nevojshme, mbikëqyrja e shitësve do të rritet, tha ai.
Matteo Salvini, i cili drejton Ligën e ekstremit të djathtë, një anëtar i koalicionit qeverisës të Melonit, shprehu solidaritetin me Musk pas incidentit në Romë.
Fraksion.com