“Pse na i more edhe ata të FRPD?”, Rama- komentuesit: Nuk u bënë socialistë, por do të më mbështesin mua dhe PS duke e kërkuar votën e demokratëve
Kryeministri Edi Rama ka vijuar me serinë “Sy m’sy” ku bashkëbisedon me qytetarët.
Komentuesi: Pse na i more edhe ata të FRPD?
Edi Rama: Nuk i mora. Bëhet fjalë për një grup shumë interesant dhe pozitiv vajzash e djemsh të FRPD Vlorë dhe për dikë që ishte zv kryetare e FRPD në shkallë kombëtare. Ka krijuar një impakt. Ata nuk u bënë socialistë, por janë pozicionuar për të dhënë mesazhin për arsyet e tyre. Ata do të bëjnë fushatën e tyre jo me PS por më vete. Do të mbështesin mua dhe PS si rrjedhojë, por duke e kërkuar votën e demokratëve dhe të të tjerëve për të mos humbur asnjë minutë në rrugën e anëtarësimit dhe për të marrë pasaportën europiane për Shqipërinë. Ja pse u bënë me mua në këtë betejë. Nëse rrugët do të na qëndrojnë të bashkuar pas kësaj kjo mbetet për t’u parë.
Fraksion.com