“Po na vjen dhe sherifi”, Rama ironi për Chris LaCivita: Turist që merr para. Erdhi 11 maji në fakt dhe aty do duken qartë gjërat
Kryeministri Edi Rama gjatë përgjigjes së komenteve në rubrikën “Sy m’Sy” ka ironizuar opozitën, duke u ndalur tek strategu i PD-së, amerikani Chris LaCivita.
Këtë të fundit ai e cilësoi si turist që vjen në Shqipëri për të marrë para. Rama shtoi se gjërat do të shihen më qartë në 11 maj.
“Ne kemi ato 300-ditëshat e brendshëm që çdo 300 ditë, të rinovohet programi, çdo ministri, çdo ministër, çdo ekip, çdo institucion i pavarur, në kuptimin institucion i veçantë që varret nga kryeministria, AKSHI, Kadastra tjetri, tjetri kanë programet e tyre, kështu që është program permanent qeverisja. Nuk është muhabet kënete që hajde po mblidhemi, po bëjmë një program po marrim dhe sherifin.
Po na vjen dhe sherifi. Turistë, janë të gjithë të mirëpritur të vinë, po këta turistët që marrin kaq shumë para dhe s’i i marrin është një pyetje më vete. Ku gjenden gjithë ato para për këta lloj turistësh, megjithatë të vijnë. Bujrum, të vijnë. Ja erdhi dhe 11 maji në fakt, dhe aty do duken qartë dhe pastër që të gjitha gjërat”, tha Rama.
Fraksion.com