AktualitetBota+Të fundit

Kreu i RN Bardella: Unë besoj se sot francezët duhet të jenë të indinjuar

Shefi i partisë së ekstremit të djathtë, Jordan Bardella u bëri thirrje francezëve që të mblidhen këtë fundjavë për të protestuar ndaj  vendimit të gjykatës kundër Le Pen.

“Unë besoj sot se francezët duhet të zemërohen dhe u them atyre: Jini të indinjuar!”, tha Bardella për radion Europe 1 dhe CNews TV mbi një vendim që liderët e ekstremit të djathtë thanë se ishte i njëanshëm dhe jodemokratik.

“Ne do të dalim në rrugë këtë fundjavë. Po organizojmë shpërndarje fletëpalosjesh, demokratike, paqësore, mobilizimet  do të jenë të qeta ”, tha ai, pa dhënë detaje.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com