“Gënjen kur thotë se nuk ka njeri që vuan në Shqipëri“, Berisha: Ne do të ofrojmë kartën e konsumatorit
Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë një takimi me mbështetës të PD në degën nr.9 ka deklaryar se Rama gënjen kur thotë se nuk ka njeri që vuan në Shqipëri.
Berisha tha se nga taksat që u mblodhën afro 8 miliardë lekë, kryeministri Rama la për fondin e pensionit vetëm 16 mln lekë.
Por, tha Berisha, në programin e PD të qeverisjes, përvec pensionit minimal 200 euro, PD premton dhe kartën e konsumatorit, për reduktimin e varfërisë.
“Paraqitemi para shqiptarëve me një program që besojmë se u japim një përgjigje të mirë të gjitha problematikave në qendër të Tiranës apo periferi.
E nisim me ata që janë në nevojë, ata që mezi garantojnë ushqimin e ditës për vete e fëmijët e tyre”, tha Berisha.
Ne këto, do i shpërndajmë duke ua kthyer një pjesë të mirë juve.
Duke i kthyer në pensione, duke i kthyer në rroga, duke i kthyer në kartën e Konsumatorit. Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë se çdo pensionist, përveç përveç pensionit që do rritet, nuk do ketë pension nën 200 euro dhe pensioni do rritet me 20% tek të tjerat, do kenë edhe kartën e Konsumatorit. Çfarë është Karta e Konsumatorit?
Është një dokument, i cili ju, të merrni duke dorëzuar faturat e blerjeve të ushqimeve, të merrni 20% mbrapsht të atyre që keni paguar, të merrni tvsh-në. Pra, ta merrni më lirë se të tjerët ushqimin, dhe e meritoni plotësisht.”, tha Berisha.
Fraksion.com