AktualitetPolitikëTë fundit

“Do të arrijmë fitore spektakolare me votën e diasporës”, Rama pas takimeve në Greqi: Ata që nuk ishin regjistruar më premtuan se do vinin të votonin në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka falënderuar sot shqiptarët të cilët jetojnë në Greqi dhe morën pjesë në takimet e organizuar në fundjavë në Kretë dhe Athinë.

“Na mikpritën dhe na mbështetën me shumë zjarr dhe ndërkohë që përtej asaj që ishte një emocion, si gjithmonë, i posaçëm i komunikimit dhe i përjetimit në një sallë të mbyllur, na u dha mundësia të takojmë plot të tjerë dhe të bashkëbisedojmë dhe të ndjejmë, të shijojmë për t’u përfshirë në sfidën e bukur të 11 majit”, tha ai.

“Fatkeqësisht një pjesë nuk janë regjistruar sepse, ose e kanë lënë për në fund, ose nuk janë informuar si duhet, ose kanë pasur probleme me regjistrimin dhe pastaj ishin pjesë e atyre që u “dogjën”. Megjithatë një numër i konsiderueshëm premtuan që kanë bërë plan të vijnë të votojnë këtu në Shqipëri. Mirë se të vijnë! Me votën e diasporës ne do të arrijmë diçka spektakolare dhe ndërkohë, kemi dhe një takim tjetër jashtë në Itali dhe do të jetë edhe ajo një kënaqësi e veçantë”, tha ai.

 

Rama falënderoi në mënyrë të posaçme një qytetar që i solli në takimin në Greqi një dorë me 5 gishta.
“Ky do të qëndrojë këtu si simbol i një fitoreje të paharrueshme. Fitorja me notën 10, e 10-ta në radhë për mua dhe Partinë Socialiste”, tha Rama.
Fraksion.com