AktualitetPolitikëSport

Diplomatët e huaj takim me Celibashin, Dumanin dhe Çelën për zgjedhjet e 11 majit

Task Forca e ngritur nga KQZ dhe institucionet e drejtësisë ka marrë edhe mbështetjen e ndërkombëtarëve.

Një pjesë e diplomatëve kanë nisur takimet me  kreun e SPAK, Altin Dumanin, Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela dhe kreun e KQZ, Ilirjan Celibashi, prej tyre edhe ambasadori britanik, që në një postim në rrjetet sociale e konsideron një hap të rëndësishëm për të siguruar proces transparent.

“Marrëveshja e re një hap i rëndësishëm për të siguruar qartësi në rolin dhe përgjegjësitë e secilit institucion. Ambasada Britanike mbështet angazhimin e Shqipërisë për të garantuar që zgjedhjet e 11 Majit të jenë transparente, të ndershme dhe të sigurta”, njofton ambasada e Britanisë.

Me kryekomisionerin Ilirjan Celibashi është takuar edhe me kreun e misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, Lamberto Zannier.