Dhurata Çupi në Njësinë 9 në Tiranë: Sot premtohet pasaporta e BE kur s’ka drita e ujë! Askush mos të besojë premtimet boshe
Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, ka kritikuar ashpër qeverinë dhe politikat e saj, gjatë një takimi në degën 9 në Tiranë. Ajo theksoi se qytetarët nuk duhet të besojnë premtimet boshe të kryeministrit, duke i referuar angazhimit për pasaportën e Bashkimit Europian, ndërsa shtoi se në shumë zona nuk ka as drita e as ujë.
Çupi akuzoi qeverinë për dështimin në sektorët bazë, si energjia dhe ujësjellësi, duke përmendur një rast konkret kur dritat ishin ndalur për një orë në këtë zonë.
Ajo theksoi se legalizimet janë një premtim i pambajtur, ndërsa pensionet janë në nivele të ulëta dhe se qeveria ende nuk ka miratuar minimumin jetik për qytetarët.
Në fjalën e saj, Çupi gjithashtu përmendi paketën e emergjencës që Partia Demokratike ka për pensionet e rritura dhe kërkoi një reformë të thellë në infrastrukturë, shëndetësi dhe arsim, duke thënë se duhet forcuar pasaporta e Shqipërisë dhe të sigurohen kushte më të mira për qytetarët.
Fraksion.com