“Albin Kurti ndau 100 mln euro për pensionistët, do e bëjmë dhe ne”, Berisha: PD do të bëjë një ndarje të drejtë të buxhetit
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me bizneset fasoneri në Durrës, deklaroi se qeveria e ardhshme e PD-së do të rrisë pensionet dhe pagat, duke ndjekur modelin e Kosovës.
Duke përmendur shembullin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Berisha tha se Kosova, me gjysmën e numrit të pensionistëve të Shqipërisë dhe me një buxhet më të vogël, ka ndarë 100 milionë euro për pensionistët.
Ai akuzoi qeverinë aktuale për keqmenaxhimin e financave dhe korrupsion, duke thënë se fondet publike po shpërdorohen në vend që të shkojnë për përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Fraksion.com