AktualitetPolitikëTë fundit

16-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Vengu: Krenarë për rolin tonë në Aleancë

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu përshëndeti sot me një mesazh 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

“16 vite më parë, Shqipëria iu bashkua Aleancës më të fuqishme ushtarake në botë”, thekson Vengu, teksa shtoi se, ky ka qenë një rrugëtim i mbushur me sfida, përkushtim dhe arritje të mëdha.

Sot, nënvizon Vengu, “Forcat tona të Armatosura kontribuojnë në misione të sigurisë dhe stabilitetit krah për krah aleatëve tanë, duke dëshmuar vendosmërinë e Shqipërisë për një mbrojtje kolektive dhe paqe të qëndrueshme. Krenarë për rolin tonë në Aleancë”.

Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO më 1 prill 2009, është një ndër arritjet më të rëndësishme historike, për vendin dhe për mbarë kombin shqiptar.

 

Fraksion.com