Sherifi do të vijë”, Berisha për rikthimin e LaCivita: Data, surprizë për Ramën që t’i bjerë tavolinës me kokë
Kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar se strategu i fushatës së Donald Trump, i cili tani drejton fushatën e demokratëve për 11 majin, do të vijë në Tiranë. Megjithatë, ai nuk ka pranuar të tregojë datën se kur kjo do të ndodhë, duke thënë me humor se preferon ta lërë surprizë për kryeministrin Edi Rama.
Ai ka siguruar se çdo shpenzim i PD do të jetë transparent dhe në përputhje me ligjet e Shqipërisë.
“Datën e ardhjes, unë u garantoj që do të vijë, por po e lë si surprizë për Edi Ramën që t’i bjerë kokës në tavolinë kur të vijë.
Nuk po ua them se duhet ta ketë surprizë ai. Do vijë.
Sherifi do vijë.
Chris do vijë.
Çdo gjë, ju siguroj se çdo shpenzim i kësaj partie, do të jetë transparent dhe në përputhje me ligjet e Shqipërisë dhe ligjet e vendit tjetër.
Prandaj këtu nuk mund të ketë asnjë lloj aludimi tjetër.
Do jetë edhe në zyrë, edhe online. Tani online e kemi çdo ditë sa për dijeni.
Çdo ditë punojmë me të, funksionon me këshilla, me probleme.
Do ketë një njeri të kompanisë së tyre të instaluar përfundimisht. Ai do shkojë, do vijë.
Kjo është praktika e punës me këto kompani konsultative elektorale.
Fraksion.com