AktualitetPolitikëTë fundit

Berisha: Lejet e ndërtimit i menaxhon Suel Çela përmes Adelajda Roko, drejtore e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit

Kryetari i PD, Sali Berisha hodhi akuza në drejtim të Suel Çelës, në kërkim nga SPAK për vrasje dhe organizatë kriminale, kur tha se ai kontrollon lejet e ndërtimit dhe projektet përmes drejtoreshës së Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, Adelajda Roko.

Lideri i opozitës tha se 2 vëllezërit e Rokos, Xhino dhe Marsel Roka të arrestuar nga SPAK, janë pjesëtarët e grupit kriminal të Suel Çelës.

“A e dini ju kush është mëkëmbësja e Ramës për lejet dhe për projektet. Ajo është zonja Rroko. Motra e dy lejtnantëve të Suel Çelës. Faktikisht lejet e ndërtimit dhe projektet i menaxhon Edi Rama me Suel Çelën. Kjo është e vërteta”, tha Berisha.

Sali Berisha: A e dini ju kush është mëkëmbësja e Ramës për lejet dhe për projektet. Ajo është zonja Rroko. Motra e dy lejtnantëve të Suel Çelës. Faktikisht lejet e ndërtimit dhe projektet i menaxhon Edi Rama me Suel Çelën. Kjo është e vërteta. Zero tolerancë ndaj krimit të organizuar. Zero tolerancë. Ata do të kenë atë fat që kanë pasur bandat në vitet 2005-2013. Sot ata janë të lirë, sot Suel Çela bën ligjin në lagjen e tij. E di e gjithë Elbasanit përveç ky Proda, ‘Matrixi’ i policisë dhe Dumani i Skapit, që nuk e dinë se ku ndodhet ai. Ai është i lirë. Altin Hajri është i lirë dhe kërcënon njerëzit rrugëve. Troplini drejton defakto portin dhe lojërat. Po e mbush Durrësin në të 4-anët me lojëra fati, që ndan të ardhurat me PS-në dhe Edi Ramën. Bajrët po shndërrohen në një bankomat për shpërndarjen e narkoeurove sipas ligjit të bandës. Pëllumb Gjoka nga qelia drejton banditët e tij në Velipojë.

 

Fraksion.com