Përplasja e 7 makinave në bypass-in Fier-Vlorë, 8 persona në spital, mes tyre edhe një foshnje
Policia ka dhënë detaje për aksidentin zinxhir të ndodhur sot në aksin Fier-Vlorë, ku u përfshinë 7 automjete.
Policia njofton se orës 15:00, në bypass in Fier-Vlorë, janë përfshirë në aksident rrugor automjetet me drejtues shtetasit A. B., E. Gj., Sh. K., A. B., V. N., R. M. dhe M. V.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy pasagjeret, shtetaset M. Rr., 52 vjeçe dhe S. Rr., 32 vjeçe, si edhe kanë shkuar në spital për kontroll mjekësor tre prej drejtuesve, shtetasit R. M., 46 vjeç, M. V., 45 vjeç, V. N., 22 vjeçe dhe një foshnjë 1 vjeçe.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Fraksion.com