AktualitetPolitikëTë fundit

Spiropali vizitë në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë: Urimet më të përzemërta për të gjithë besimtarët!

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka zhvilluar sot një vizitë në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, në Xhaminë e Kavajës dhe Xhaminë e Golemit.

Me rastin e Fitër Bajramit ajo ka uruar të gjithë besimtarët, duke u lutur që kjo ditë e shenjtë të jetë e paqtë dhe plot harmoni për familjet e shqiptarëve.

“Urimet më të përzemërta për të gjithë besimtarët!

Kjo ditë e shenjtë qoftë plot paqe, harmoni dhe begati për familjet tuaja.
Bajram të gëzuar!”, ka deklaruar Spiropali.

Fraksion.com