Rama: Asnjë shqiptar dhe prind nuk duhet të luaj me votën e 11 majit, është votë për të hyrë në BE
Kryeministri Edi Rama, në takimin që zhvilloi sot me shqiptarët në Athinë, tha se, “vota e 11 majit për PS është momenti historik, pasi sot Shqipëria për herë të parë, ka nisur këtë rrugëtim për t’u integruar në BE”.
“Për herë të parë BE nuk është në pozitën që thotë se një ditë do të jemi bashkë, por sot thotë jemi gati që brenda 2027 ta mbyllim marrëveshjen me ju dhe brenda kësaj dekade të jemi bashkë. Kjo ka ardhur si pasojë e asaj që kemi bërë ne. Por kjo ka ardhur edhe si rezultat i situatës ku gjendet sot Europa sepse ju e shihni sesi bota po lëkundet dhe nuk jemi vetëm ne që duam të hyjmë në BE, por është dhe BE që ka hapur një derë dhe thotë ejani hyni një orë e më parë”, tha Rama.
Ai theksoi se, dy janë gabimet që nuk duhet të bëj asnjë shqiptar sot, i majtë apo i djathtë.
“Asnjë nuk duhet mendoj se kjo derë e hapur e BE-së do të jetë e hapur përgjithmonë. Në të shkuarën BE e ka hapur derën ka marrë ndonjë brenda dhe e ka mbyllur sepse ata janë të mëdhenjtë e këtij kontinenti dhe janë interesat e tyre. Kështu që kjo derë e hapur është një mundësi për të mbyllur negociatat në 2027 dhe duhet të na gjej në këmbë ditë e natë. Gabimi i dytë që nuk duhet të bëjnë shqiptarët përballë këtij treni të historisë që ka ndalur dhe në kushtet kur fati ynë është përputhur me atë të evropës, është që të mendojnë se këto gjëra mund ti bëj çdo kush”, u shpreh Rama.
Rama solli në vëmendje historinë e viteve 1991-1992.
“Këtë nuk mund ta bëj çdo kush, ashtu sikurse e bëri PD në 1991 -1992, ku të gjithë votuan PD dhe e mbështetën të majtë e djathtë, sepse ishte më shumë e rëndësishme sesa një palë zgjedhje, ishte se kush do të fitonte nga partitë, por e mbështetën për të mbyllur kapitullin e një historie të dhimbshme dhe për të mbyllur të vjetrën dhe për të hapur një kapitull të ri, ndaj njerëzit e votuan masivisht”, tha Rama.
Sot jemi në një situatë, kur koha dhe vendi i duhur është tani. Në histori nëse ajo derë mbyllet gjërat mund të marrin për kot.
“Mos harroni Mali i Zi i ka nisu negociatat në 2012 dhe Serbia në 2014 dhe nuk është future akoma, Maqedonia e Veriut është bërë kandidate që në 2005 dhe sot është akoma shumë mbrapa nesh sepse ajo derë hapet dhe mbyllet dhe Shqipëria i ka nisur negociatat vetëm vjet ka marrë një marrëveshje për t’i mbyllur brenda tre viteve, 2024-2027, ndaj asnjë shqiptar dhe prind, nuk duhet të luaj me votën e 11 majit që është një votë për të hyrë në ata derë që historia e ka hapur me kohë të kufizuar”, deklaroi Rama.
Fraksion.com