“Përfaqëson një sistem të ngritur vetëm për pasurimin personal”, Gazment Bardhi ndan videon: Belinda Balluku, simbol i korrupsionit
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka sulmuar zv/kryeministren Belinda Balluku duke e quajtur zhvatëse dhe simbol të korrupsionit në Shqipëri.
“Drejtuesja politike e PS për qarkun Fier përfaqëson një sistem të ngritur vetëm për pasurimin personal. Abuzimin me pushtetin e tregon çdo ditë në fushatë përmes arrogancës dhe mentalitetit dhunues të njerëzve në nevojë”, shkruan Bardhi teksa ka publikuar edhe një video ku tregohet raporti i ministres së Infrastrukturës me Drejtësinë.
Kujtojmë që Belinda Balluku është pyetur në SPAK për disa çështje në hetim, ndërsa PD e ka kallëzuar atë penalisht për korrupsion dhe shpërdorim detyre.
Postimi i Bardhit:
Mjaft Korrupsionit!
Bashkë me Edi Ramën, Belinda Balluku është kthyer në simbolin e korrupsionit në Shqipëri! Drejtuesja politike e PS për qarkun Fier përfaqëson një sistem të ngritur vetëm për pasurimin personal. Abuzimin me pushtetin e tregon çdo ditë në fushatë përmes arrogancës dhe mentalitetit dhunues të njerëzve në nevojë.
Partia Demokratike ka vendosmërinë për ta luftuar korrupsionin, për të mbrojtur qytetarët nga padrejtësitë, për të rritur pagat, pensionet për të shpëtuar vendin nga varfëria, ku e ka zhytur qeveria e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut.
Koha për të vepruar është tani! Voto nr. për të bërë ndryshimin! Shpëto veten dhe Shqipërinë nga korrupsioni!

Fraksion.com