AktualitetNATO/BETë fundit

Komiteti Ushtarak i NATO-s viziton Suedinë

Nga 26 deri më 28 mars, Komiteti Ushtarak i NATO-s vizitoi ishullin Gotland dhe Luleå në Suedi, me ftesë të Shefit Suedez të Mbrojtjes, Gjeneral Michael Claesson. Kjo ishte vizita e parë e Komitetit Ushtarak në Suedi, që kur vendi u bë anëtari i 32-të i Aleancës së NATO-s, në mars 2024.

Gjatë gjithë vizitës, Komiteti Ushtarak u informua mbi strategjinë e sigurisë dhe mbrojtjes të Suedisë, mjedisin e saj gjeostrategjik, konceptin e mbrojtjes totale dhe aftësitë moderne ushtarake. U diskutua gjithashtu për bashkëpunimin dypalësh dhe shumëpalësh të mbrojtjes së Suedisë me aleatët rajonalë dhe ndërkombëtarë.

Kryetari i Komitetit Ushtarak, Admirali Giuseppe Cavo Dragone, nënvizoi “rëndësinë e kësaj vizite për të dëshmuar nga dora e parë nivelin e lartë të aftësive mbrojtëse të Suedisë, profesionalizmin e personelit të saj ushtarak dhe civil dhe se si e gjithë kjo kontribuon ndjeshëm në mbrojtjen kolektive të Aleancës”. Admirali Cavo Dragone theksoi sigurinë e pozicionit të Suedisë brenda NATO-s dhe përkushtimin për të garantuar sigurinë e përbashkët mes të 32 aleatëve.

Të mërkurën më 26 mars, Komiteti Ushtarak vizitoi objektet ushtarake suedeze në ishullin Gotland, një vend me rëndësi gjeostrategjike në rajonin e detit Baltik për forcimin e krahut verilindor të NATO-s. Komiteti Ushtarak pati gjithashtu mundësinë të takohej me Regjimentin e 18-të të Blinduar Gotland dhe të mësojë më shumë rreth aftësive detare dhe tokësore të Suedisë.

Komiteti Ushtarak vizitoi gjithashtu Luleån, të organizuar nga Shefi i Forcave Ajrore, Gjeneral Major Jonas Wikman dhe Shefi i Ushtrisë, Gjeneral Major Jonny Lindfors, ku mësuan më shumë se si aftësitë e specializuara të Suedisë janë përshtatur me mjedisin strategjik të Veriut të Lartë. Në Luleå, admiralët dhe gjeneralët nga Komiteti Ushtarak patën mundësinë të angazhoheshin me rekrutët dhe u informuan mbi qasjen e gjithë shoqërisë dhe investimin e Suedisë në aftësitë e ardhshme të forcave.

 

Fraksion.com