“Është kapur prej flokësh me një vajzë”/ Kelly sqaron thashethemet për Rozanën, banorja: Nuk ka ndodhur në televizion
Kelly ka hedhur akuza ndaj Rozanës, duke u shprehur se kjo e fundit është konfliktuar fizikisht me një vajzë në një format të ngjashëm në Kosovë.
Kelly: Ka qenë një format i tillë dhe zonja që pretendon se mbron gratë, është kapur për flokësh me gratë. Ka 10 vite ky muhabet. Nëse jam i gabuar dhe nuk ka pasur konflikt në atë shtëpi…
Ledioni: Secili mban përgjegjësi për gjërat që nxirrni nga goja. Nëse thoni një gënjeshtër a budallallëk që bie ndesh me atë që di publiku, atëherë do gjykoheni nga publiku.
Rozana: Më nxirrni çfarë të doni se jam shumë krenare për jetën time. Nëse kjo video nëse ekziston le të dalë. Ka ndodhur në Kodrat e Liqenit. Nëse do ndodhte një konflikt fizik do isha jashtë, unë kam qenë në finalen e atij edicioni.
Fraksion.com