Berisha në Iftar: Përulem me nderimin më të madh para të gjithëve ju këtu dhe shqiptarëve që agjëruan
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë pjesë këtë të shtunë në një iftar të shtruar për besimtarët myslimanë të Degës 12 nga kandidati i Opozitës për Qarkun Tiranë, Ethem Aga.
Gjatë fjalës së tij, Kryetari i PD, Sali Berisha shprehu nderimin më të madh për të gjithë ata që agjëruan gjatë muajit të Ramazanit, duke e cilësuar këtë sakrificë si një veprim që lartëson moralin dhe afron njeriun më shumë me Zotin.
Berisha falënderoi familjen Aga për mikpritjen e iftarit dhe uroi që sakrifica e shqiptarëve të pranohet nga Zoti dhe të shndërrohet në të mira për të gjithë.
“Dua të përulem me nderimin më të madh para të gjithëve ju këtu, para të gjthë atyre shqiptarëve, burra e gra, djem e vajza që agjëruan muajin e madhërueshëm të Ramazanit në një sakrificë që fisnikëron dhe lartëson moralin dhe shpirtin e njeriut. Në një sakrificë që afron njeriun më shumë me Zotin”, tha Berisha.
“Me këtë rast, duke falënderuar më mirënjohje familjen Aga për këtë iftar, uroj nga zemra që sakrifica juaj, sakrifica e mbarë shqiptarëve të pranohet nga i gjithëfuqishmi dhe të shndërrohet në të mira, të shndërrohet në guxim, të shndërrohet në mirë për secilin prej jush dhe për çdo shqiptar”, u shpreh Berisha.
Në këtë natë të bekuar Bajrami, Kryetari i PD, i uroi shqiptarëve fat e mbarësi dhe shprehu dëshirën që vitin e ardhshëm të festojnë me besim më të madh tek Zoti dhe tek Shqipëria më shpresën për një të ardhme më të mirë
“Le të urojmë ne sonte këtë natë të bekuar, natë Bajrami. Shqiptarëve kudo që janë me fat dhe gëzime natën e Bajramit dhe Bajramin. Le të urojmë që vitin që vjen t’i festojmë siç na do zemra, siç e meritojmë. T’i festojmë me besim më të madh te Zoti, t’i festojmë me besim më të madh tek Shqipëria, t’i festojmë me shpresë të kthyer edhe njëherë për një të ardhme që meritojmë”, u shpreh Berisha.
Kryetari i PD, Sali Berisha, e mbylli fjalën e tij me urimet më të përzemërta për festën e Bajramit.
Fraksion.com