Begaj uron Fitër Bajramin: Festë e paqtimit të shpirtit
Presidenti Bajram Begaj, uroi sot besimtarët myslimanë për Festën e Fitër Bajramit duke përcjellë edhe urimin për një agjërim të pranuar për të gjithë besimtarët.
“Përmbyllja e agjërimit, përfundimi i muajit të sakrificës, bëhet me festën e mrekullueshme të Bajramit, me festën e gëzimit, paqtimit të shpirtit dhe me shpresën e mëshirës së Zotit. Për të gjithë shqiptarët dhe familjet e tyre, uroj që Zoti t’u japë begati dhe lumturi!, shkroi Presidenti Begaj në rrjetet sociale.
Pas një muaj agjërimi, të gjithë besimtarët myslimanë do të falin Fitër Bajramin nesër në Tiranë, me ceremoninë e faljes që fillon në 06:45, me lexim Kurani dhe ligjërata, ndërsa në orën 07:30 falet namazi.
Fraksion.com