Bardhi: Rama pranoi që programi i PD-së është i realizueshëm
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi reagoi pasditen e sotme ndaj publikimit të programit të mazhorancës qeverisëse nga ana e kryeministrit Edi Rama.
Sipas Bardhit, Rama pranoi që programi i PD-së është i realizueshëm ndërsa theksoi se Rama ka mbetur pa ide dhe ka nisur ta paraqesë programin e PD-së si të vetin.
“Pa dashur sot duke prezantuar programin e PD, Edi Rama ka pranuar se programi ynë është i realizueshëm ashtu siç PD ka premtuar që ditën e parë kur e ka prezantuar. Çdo premtim i yni bazohet në një analizë të kujdeshme, të kryer nga eksprtë vendas dhe ndërkombëtarë”, u shpreh Bardhi në rrjetet sociale.
Por, sipas tij për t’u realizuar programi, duhet të largohet Edi Rama dhe qeveria e tij në 11 maj, që kishin mundësinë ta bënin për 12 vjet, por që sipas Bardhit, as nuk deshën dhe as nuk ditën.
“Tashmë është koha për një Qeveri të re, një qeveri të PD dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore, që ka altenativën dhe idetë për të zhvilluar Shqipërinë. Gjithmonë zhvillimi nis nga ekonomia, nga mirëqenia e qytetarëve, nga përparimi dhe mbështetja e biznesit dhe fermerëve”, tha Bardhi.
Ai renditi disa nga pikat e programit duke theksuar se me PD pas 11 majit do të vendoset minimumi jetik 200 euro, paga minimale në 500 euro, paga mesatare në 1200 euro dhe do të dyfishohen pensionet.
Fraksion.com