AktualitetTë fundit

Ambasada Amerikane: Nëse gënjeni për të marrë një vizë do të përballeni me ndëshkime serioze

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës deklaron se të gjitha aplikantët për viza duhet të dëshmojnë se kualifikohen për një vizë në mënyrë që të vijnë në Shtetet e Bashkuara.

Në një postim në rrjetet sociale shkruhet se nëse gënjeni për të marrë një vizë do të përballeni me ndëshkime serioze.

Ndër këto ndëshkime përfshihen burgimi, dëbimi dhe ndalimi i përhershëm i marrjes së vizës amerikane në të ardhmen.

“Të gjithë aplikantët për vizë duhet të dëshmojnë se kualifikohen për një vizë në mënyrë që të vijnë në Shtetet e Bashkuara. Kjo përfshin qëllimin për të qenë në përputhje me ligjet tona. Nëse gënjeni për të marrë një vizë, punoni në mënyrë të paligjshme ose qëndroni në Shtetet e Bashkuara pas skadimit të vizës ose programit të udhëtimit pa vizë, do të përballeni me ndëshkime serioze. Këto përfshijnë burgimin, dëbimin dhe ndalimin e përhershëm të marrjes së vizës amerikane në të ardhmen”, thuhet në postim.

 

Fraksion.com