AktualitetPolitikëTë fundit

Rama fton demokratët: Jeni para dy zgjedhjeve, ose në BE, ose “kënetën”

Nga Elbasani ku zhvilloi një takim me kandidatët për deputetë të këtij qarku, kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e zgjedhjeve parlamentare me 11 maj, duke i cilësuar si një moment historik për integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Rama theksoi se qytetarët shqiptarë kanë dy zgjedhje, rrugën drejt BE-së ose kënetën.

“Përtej kënetës bufit të kënetës ne jemi në mes të dy zgjedhjeve që janë shumë të qarta. Njëra zgjedhje është në BE brenda 2030 për të mbyllur negociatat deri në 2027 dhe tjetra është në kënetë. Duke zgjedhur rrugën e BE-së krijojmë kushte që të thahet dhe këneta. Duke zgjedhur kënetën, jo vetëm që pengojmë një mision historik dhe i bie ndesh një ëndrre shekullore por mbajmë kënetën në jetë”, tha Rama.

Duke ju drejtuar demokratëve, Rama tha se “duhet të bëjnë zgjedhjen për të ecur përpara”.

“Dhe prandaj unë i them në radhë të parë atyre që janë në atë kategori që thash më parë. Të gjithë ata që në primare dolën fitimtarë dhe bufi i kullufiti të gjithë dhe të gjithë ata të tjerët që votuan për këta që janë demokratë i them kurrë nuk ka për të pasur hajër asnjë zgjedhje e lirë e juaja asnjë votim i juaji, për sa kohë nuk do të thani kënetën”, tha Rama.

“Askush nuk ju fton dhe nuk ju thotë se më 11 maj hajdeni bëhuni socialistë, por ama në 11 maj edhe për arsyen tuaj tërësisht personale që vota juaj e atyre pseudo primareve që është bërë objekt i një tallje të madhe dhe ato që ju zgjodhët, ju humbën rrugës, ju të gjithë duhet të votoni 5. Duhet që me vitë të investoni për Shqipërinë ne BE dhe të merren pasaportën evropiane të Shqipërisë dhe patjetër t’i jepni dhe një mësim “bufit të kënetës” dhe gjithë asaj kënetë duke i treguar se nuk jeni numëror topi, por kur ju e ktheni votën në anën tjetër ata ngelën komplet pa asnjë mundësi për të bërë sikur fituan. Kjo është gjëja që ju duhet”, nënvizoi Rama.

“Këtë herë, pikërisht këtë herë, si asnjëherë më parë mua më duhet kjo për diçka krejt tjetër, për atë mesazh që populli shqiptar do t’i japë 27 vendeve të BE-së dhe Brukselit si shprehje të një vullnetit që është më i madh se shumica aritmetike e PS-së për të mbyllur negociatat deri në 2027 dhe për tu bërë anëtar të BE-së”, theksoi Rama.

Rama nënvizoi se 11 maji është një moment historik për integrimin në Bashkimin Europian që nuk duhet humbur.

“Më 11 maj ne nuk luajmë kampionatin kombëtar. Kampionati kombëtar nuk ka diskutim, ne nuk luajmë kampionatin kombëtar, ne luajmë edhe Champions League. Dhe vendosja e të dy flamujve me 5 që i bashkon, është një mënyrë për t’i thënë të gjithëve në 11 maj është një moment historik, është një moment që si asnjëherë më parë deri më sot, që kur ne kemi marrë rrugën e kemi ulëritur si “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” janë bashkuar yjet e fatit, e fati ynë me fatin e BE-së”, tha Rama.

Fraksion.,com