Vakancat në pesë prokurori, KLP miraton listat e kandidatëve
Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi ditën e sotme seancën plenare të radhës, në prani të anëtarëve dhe përfaqësueseve nga Ministria e Drejtësisë dhe projekti EU4 JUSTICE.
Gjatë kësaj mbledhjeje, Këshilli miratoi unanimisht listën e prokurorëve që kanë kandiduar përmes procedurës së lëvizjes paralele, për vendet vakante në pesë prokurori të juridiksionit të përgjithshëm, Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier dhe Shkodër.
Gjithashtu, u miratuan unanimisht edhe listat e kandidatëve që kanë aplikuar përmes procedurës së ngritjes në detyrë, për tre pozicione vakante në Prokurorinë e Apelit dhe tre vakanca në Prokurorinë e Përgjithshme.
Pas miratimit të listave, u hodh shorti për caktimin e relatorit për secilin pozicion vakant.
Fraksion.com