AktualitetTë fundit

Qeveria vendos të ngrejë fabrikë të prodhimit të armëve në Shkozë. Transferon pronësinë e ish-uzinës së Autotraktorëve te MM pa miratimin e Këshillit Bashkiak

Në një akt të dyshimtë, me firmën e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, qeveria miratoi më 12 mars 2025 një vendim që i kalon shoqërisë shtetërore KAYO pronësinë e godinave të ish-Uzinës së Autotraktorëve, të cilat ndodhen në zonën e Shkozës. Qeveria ka revokuar të drejtën e pronësisë, të cilën vetë e kishte dhënë më parë me një vendim të mëparshëm për Bashkinë e Tiranës.

111111111

Vendimi i qeverisë për kalimin e pronësisë shtetërore të godinave të ish-Uzinës së Autotraktorëve është marrë pa miratimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Sipas nenit 58 të rregullores së Këshillit Bashkiak dhe nenit 54 të ligjit për qeverisjen vendore, çështja duhej të kalonte me jo më pak se 3/5 e votave të anëtarëve të këshillit, por kjo as që është diskutuar në mbledhje.

 

 

2222222

Kalimi i pronësisë ka shkelur gjithashtu ligjin për pasuritë shtetërore, duke krijuar një precedent të rrezikshëm për trajtimin e pronave shtetërore në të ardhmen. Përveç kalimit të pronësisë në shkelje të ligjit, një tjetër shqetësim i madh është ndërtimi i kësaj fabrike në një zonë të banuar me densitet të lartë popullsie, duke rrezikuar seriozisht sigurinë dhe jetën e qytetarëve, shkollave, kopshteve dhe bizneseve që operojnë në zonë. Ky vendim ka ngritur alarmin për mundësinë e një “Gerdeci” të dytë, ku një aksident apo shpërthim i mundshëm mund të shkaktojë tragjedi të tmerrshme.

Nëse ky vendim zbatohet pa u ndaluar, do të kemi një tjetër provë të dhunimit të ligjit dhe të interesave të qytetarëve, që po injorohen nga ata që duhet të mbrojnë ligjin dhe sigurinë publike. Pas këtij vendimi, çdo qytetar që jeton në zonën e Shkozës dhe afër saj ka arsye të shqetësohet për të ardhmen e tij. Ky është një shkelje flagrante e të drejtave të qytetarëve dhe një goditje tjetër për transparencën dhe përgjegjshmërinë e administratës qeveritare./BW

 

Fraksion.com