AktualitetPolitikëTë fundit

“Të vjen zor t’i përmendesh emrin”, Rama: Shkodra, kënetë e vërtetë përpara se të vinte Beneti

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar kandidatët e opozitës duke u shprehur se “kartëvizita e kënetës janë lista e deputetëve të Shkodrës”.

Edi Rama: E ka bekuar Zoti si asnjë qytet tjetër të Shqipërisë me të gjitha llojet, çdo gjë që natyra mund të ofrojë dhe mund të ketë si larmi, Shkodra e ka. Na duhet mbështetja e popullit të Shkodrës, e socialistëve dhe e demokratëve të Shkodrës që janë kthyer tek disa personazhe, nuk e kuptoj dot si mund të insistohet në të njëjtin budallëk, është habi shumë e madhe, disa personazhe që të vjen zor ti përmendesh edhe emrin që i kanë vënë atje në listën e kënetës. Kënetë e vërtetë dhe nëse ka pasur dhe ka akoma një vend që e tregon vetë vendi se çfarë është këneta ka qenë Shkodra derisa para se Beneti të vinte.

Dhe nëse ka një kartëvizitë këneta është lista e deputetëve të Shkodrës, përjashto një person që unë ka respekt që është ajo zonja në Parlament.

 

Fraksion.com