Rama: Projekti i hekurudhës Durrës-Prishtinë prek edhe Shkodrën, vijojmë investimet në të gjithë qarkun
Nga Shkodra ku zhvilloi një takim me kandidatët për deputetët të Partisë Socialiste në qarkun e Shkodrës, kryeministri Edi Rama, tha se Shkodra ka qenë një nga qytete të lëna pas në Shqipëri.
Teksa kërkoi mbështetjen në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Rama tha se ndryshim tashmë është i dukshëm për qytetarët. Rama nënvizoi se shumë projekte kanë filluar të realizohen në zonat përreth, duke përmendur ndërhyrjet që janë bërë në Malësinë e Madhe, Pukë dhe në Vuan e Dejës. Rama po ashtu përmendi edhe projektin për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë.
“Ne duam të vazhdojmë të bëjmë shumë për Shkodrën, Shkodra është lënë mbrapa. Shkodra është vendi më i lënë mbrapa nga të gjithë të tjerët në Republikën e Shqipërisë, jemi në betejë të përditshme një prapambetje të madhe populli i Shkodrës e shikon ndryshimin, ne kemi ndryshuar Malësinë e Madhe keni ndryshuar Pukën, kemi ndërhyrë në Vuan e Dejës. Duke vendosur Shkodrën në qendër të gravitetit tani, të gjitha këto të tjerat do të fitojnë shumë më tepër, sepse tani kemi në dorë të bëjmë zhvillim të integruar duke filluar që ta mbështesim fuqishëm Shkodrën që me projektet madhore të qeverisë deri te hekurudha Durrës-Prishtinë që do të cekë pikërisht Shkodrën, si një domosdoshmëri në të gjitha kuptimet si një projekt shumë i madh që është në proces dhe deri tek projektet e vogla në dukje, po shumë domethënëse”, tha Rama.
Fraksion.com