AktualitetPolitikëTë fundit

Pensionet, Berisha i përgjigjet Ramës: Atij nuk ia ndjen, 57% e pensionistëve marrin pension më pak se 165 euro

Kryetari i PD-së Sali Berisha iu përgjigj kryeministrit Rama, i cili e ka ironizuar për premtimet e tij për rritjen e pensioneve.

Rama deklaroi dy ditë më parë se disa politikanë që e dinë që nuk do vijnë në pushtet, bëjnë premtime për shifra të mëdha të rritjes së pensioneve.

“Pensionet do ti rrisim siç i kemi parashikuar. Nuk do ketë pension nën 200 euro, i pjesshëm, i plotë, çfarëdo qoftë ai. Sot nën 200 euro janë ⅔ e pensionistëve shqiptarë. Atij nuk ia ndjen se ai ka vetëm hallet e sarajeve të tij. 57% e pensionistëve marrin pension më pak se 165 euro. Ky njeri është i shkëputur nga realiteti, është me Lul Bravën”, tha Berisha.

Fraksion.com