AktualitetKosovaPolitikëTë fundit

Njohja e Pavarësisë së Kosovës nga Kenia, Begaj: Vendim i mirëpritur

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përgëzoi sot Republikën e Kosovës për njohjen si shtet te pavarur e sovran nga Republika e Kenias.

Presidenti falënderoi homolugun e tij William Rutto per marrjen e këtij vendimi.

“I kënaqur që Kenia e ka njohur sot shtetin e Kosovës. I shpreh mirënjohjen time mikut tim William Ruto për këtë vendim të mirëpritur ngrohtësisht nga të gjithë shqiptarët”, shkroi Begaj në një postim në rrjetin social X.

Kosova, cila e shpalli pavarësinë më 2008, njihet nga 118 vende të botës, sipas ueb-faqes së Ministrisë së Jashtme të Kosovës.

Fraksion.com