“Falimentuan mijëra ferma”, Berisha: Pas 11 majit dalim nga “Ballkani i Hapur”! Ja masat që do të marrim për rritjen e prodhimit vendas
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se në 12 vitet e fundit bujqësia shqiptare ka pësuar rënie.
Ai ka paralajmëruar se pas 11 majit vendi ynë do të dalë nga Ballkani i Hapur ndërsa ka renditur edhe masat që do të merren në ndihmë të fermerëve.
Programi ynë bazohet ën rritjen e madhe të prodhimit dhe mbështetjen e fermerëve.
Për arritjen e këtij qëllimi, qeveria e koalicionit të PD dhe ASHM do të subvencionojë për çdo njësi prodhimi kokë bagëti dhe fidanë të mbjellë fermerët dhe rritje për këtë qëllim i fondit për mbështetjen e fermerëve nga 5 përqind apo 31 mln që është de facto, në shifra siç është niveli i rajonit.
Fraksion.com