Berisha sulmon Ramën e Bashën: Kryeministri dhe Lul Brava janë futur në një realitet zoologjik dhe idilik me hardhuca e bretkosa
Kryetari i PD, Sali Berisha sulmoi sot gjatë konferencës për shtyp nga selia blu, kryeministrin Edi Rama dhe drejtuesin e koalicionit ‘Euroatlantik’ Lulzim Basha.
Berisha tha se Rama është futur në një realitet zoologjik duke shtuar se ka tërhequr aty edhe Bashën të cilit ai iu drejtua si “Lul Brava”.
Sali Berisha: Rama ka ndërprerë çdo komunikim, sikur të ishte në një vend diktatorial dhe populli shumëzohet me zero. Sot paraqita programin më të mirë të jetës sime, krahasuar me atë që servir zhapa, hardhuca.
Atij nuk ia ndjen, nuk i kërcet se i interesojnë sarajet, 57% e pensionistëve e marrin të pjesshëm, jo të plotë. Ky njeri është futur në një realitet zoologjik dhe idik me Lul Bravën, me reptilë. Servir hardhucë e bretkosa, tallje me të, mashtrime e gënjeshtar por 11 Maji po vjen. Shqiptarët do t’i presin biletën.
Fraksion.com