Uncategorized

Akuzat e forta të Donald Trump: Soros po financon sulmet ndaj kompanisë Tesla të Elon Musk. Agresion ndaj makinave në 13 shtete

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi të mërkurën se George Soros dhe miliarderë të tjerë liberalë mund të qëndrojnë pas financimit të sulmeve ndaj Tesla-s në Shtetet e Bashkuara.

“Unë besoj se është pjesë e saj, po, ka disa prej tyre që ishin të përfshirë në gjyqet kundër meje, që mendoj se janë ndoshta të përfshirë edhe me këtë. Dhe, ju e dini, Elon [Musk] ka bërë një punë shumë të mirë. Ai ka gjetur humbje të jashtëzakonshme, mashtrime dhe abuzime në nivele që nuk i keni parë kurrë,” tha Trump për Newsmax kur u pyet nëse ai besonte se Soros mund të ishte i përfshirë në sulmet ndaj bizneseve të Musk.

Të hënën, mediat amerikane raportuan, duke cituar policinë, se disa pajisje “ndezëse” u gjetën në një pike shitjeje të Tesla-s në qytetin e Austin në Teksas.

Pajisjet thuhet se janë hequr në mënyrë të sigurt nga policia pa asnjë incident.

 

Në javët e fundit, automjete të shumta Tesla janë shënjestruar në të paktën 13 shtete në të gjithë Shtetet e Bashkuara, sipas raporteve të mediave.
Fraksion.com