AktualitetBota+Të fundit

Zelensky thotë se nuk ka pasur marrëveshje për territoret e okupuara të Ukrainës, gjatë bisedimeve me SHBA-në

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se bisedimet SHBA-Ukrainë në Riad të dielën nuk sollën asnjë marrëveshje për territorin ukrainas të pushtuar nga Rusia.

Ai u tha gazetarëve sot në Kiev se “nuk ka pasur marrëveshje me ne për territor. Ata e dinë se kjo është një çështje e ndjeshme. Unë kam folur për këtë që në fillim”.
Presidenti tha se çështja e një armëpushimi të plotë dhe çështja e territoreve të pushtuara, do të ishte pika më e vështirë për rusët.

Të shtunën, i dërguari special i SHBA-së Steve Witkoff tha se pengesa më e madhe për zgjidhjen e luftës së Rusisë në Ukrainë është statusi i Krimesë dhe katër rajoneve kontinentale të Ukrainës të pushtuara nga Rusia.

Ai i tha prezantuesit të podkastit Tucker Carlson se territori ishte bërë “elefanti në dhomë” gjatë negociatave.

 

Fraksion.com