Veliaj në burg! Kush e drejton Bashkinë e Tiranës? Rama: Unë s’jam kryetari, punët e mia i kam mbyllur…
Kryeministri Edi Rama ka sqaruar se nuk është i përfshirë në drejtimin e Bashkisë së Tiranës pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim që nga data 10 shkurt.
Rama theksoi se angazhimet e tij në Bashkinë e Tiranës kanë përfunduar që në vitin 2011 dhe se ai nuk ka lidhje me drejtimin e këtij institucioni. “Nuk e drejtoj unë bashkinë”, tha kreu i qeverisë.