AktualitetPolitikëTë fundit

“Rama kërcënoi Sara Goxhajn të largohej”, Berisha: Veliaj emëroi një zonjë kryebashkiake, Rama ka ndërhyrë në mënyrë brutale

Kreu i PD Sali Berisha ka komentuar deklaratën e bërë sot nga kryeministri Edi Rama, që ka thënë se ai nuk e drejton Bashkinë e Tiranës, që kur dha dorëheqje si kryetar bashkie shumë vite më parë.

Berisha tha se një gjë e tillë nuk është e vërtetë. Kryedemokrati shtoi se Veliaj emëroi një tjetër zonjë në vend të tij dhe jo Anuela Ristanin, por se këtë zonjë Rama e thirri, e kërcënoi e madje e dëbuan nga Bashkia e Tiranës.

“Që Edi Rama drejton Bashkinë e Tiranës kjo është e faktuar. Anuela Ristani u shkarkua nga kryetari në qeli, Erion Veliaj. U emërua një zonjë tjetër, e cila u thirr dhe u kërcënua nga Rama. Ajo u dëbua nga puna, sepse Erion Veliaj i delegoi firmën, si njeriu që duhet të kryente punën në vend të tij. Rama ka ndërhyrë në mënyrë brutale në emërimet dhe shkarkimet në Bashkinë e Tiranës. Ligji e ndalon çdo akt të pushtetit qendror në pushtetin vendor. Pushteti qendror mund t’i adresohet gjykatës për ndonjë punë që ndoshta vihet re nuk bëhet mirë në pushtetin lokal, por rruga është nga gjykata.  Rama lavdëron Altin Dumanin, se po mos ishte Dumani, Rama do ishte aty ku e meriton.”.

 

Fraksion.com